0.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Janar, 2025
BallinaLajmeCRVENKOVSKI ME KRITIKË TË ASHPËR DIPLOMACISË QEVERITARE: E PADËGJUAR ...VENDI MË I...

CRVENKOVSKI ME KRITIKË TË ASHPËR DIPLOMACISË QEVERITARE: E PADËGJUAR …VENDI MË I FORTË NË BOTË ËSHTË I DETYRUAR TË NA REFUZOJË DY HERE AMBASADORIN

Ish-presidenti I SHTETIT Branko Crvenkovski në forumin e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve me temë “Sfidat e politikës së jashtme të Maqedonisë” kritikoi ashpër të gjitha institucionet që sipas Kushtetutës së vendit tonë janë përgjegjëse për krijimin dhe udhëheqjen e politikës sonë të jashtme, dhe u referohet për qëndrimin ndaj rrjetin tonë diplomatik.

  • Përsëritet vazhdimisht nga të gjitha nivelet institucionale, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, se SHBA-ja është partneri ynë strategjik më i rëndësishëm. Theksohet në kohën kur është nënshkruar Marrëveshja e Partneritetit Strategjik ose gjatë së cilës do të zhvillohet dialogu strategjik për thellimin e partneritetit, për të fituar disa pikë politike në opinion. Dhe tani shikoni absurdin e radhës. Maqedonia ka 4.5 vjet që nuk ka ambasador në Uashington. Është absolutisht e papërgjegjshme dhe e palejueshme. Por ka edhe më keq. Republika e Maqedonisë dy herë i ka lejuar vetes të propozojë kandidatë që nuk janë pranuar nga Shtetet e Bashkuara. Ky është rasti i parë i tillë në historinë e një shteti të pavarur dhe sovran maqedonas, në raport me shtetin më të fuqishëm, më me ndikim në botë, njëherësh edhe partnerin tonë siç themi më të rëndësishëm strategjik. Dëmi që me veprime të tilla të papërgjegjshme i bëhet reputacionit të Republikës së Maqedonisë është i madh, theksoi Cërvenkovski në forumin e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments