Spanja ka përfunduar situatën e jashtëzakonshme të dielën pas tre muajve të bllokimit në mes të shfaqjes së pandemisë Covid-19, transmeton Klan Kosova.
Njerëzit atje tani mund të lëvizin lirshëm në të gjithë vendin për tu takuar me të afërmit dhe miqtë e tyre për herë të parë që nga 14 marsi, kur atje u shpall për herë të parë gjendja e jashtëzakonshme.
Masat e bllokimit atje janë mbështetur nga një pjesë e qytetarëve pasi një pjesë tjetër kishte protestuar duke kërkuar lehtësimin e tyre.
Spanja gjithashtu ka rihapur edhe kufijtë e saj me shtetet e Bashkimit Evropian dhe me Britaninë e Madhe, turistët që hyjnë në
Spanjë nuk do t’i nënshtrohen masës së karantimit për 14 javë.
Edhe pse janë liruar të gjitha këto masa atje bëhet thirrje që të mbahen maskat dhe të respektohet distanca.
Deri tani atje kanë qenë mbi mbi 245,000 të infektuar me koronavirus dhe 28,000 të vdekur, shkruan Euronews.