4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaEkonomiÇokolladave të Zvicrës iu ndalohet hyrja në tregun Pakistanez .

Çokolladave të Zvicrës iu ndalohet hyrja në tregun Pakistanez .

Çokolladat ‘Lindt’ nuk plotësojnë kushtet pakistaneze për shitje në treg. Çokollatat e prodhimit zviceran ‘Lindt’ më nuk mund t’i shijojnë rreth 200 milionë pakistanez edhe pse çokolatat zvicerane më së shumti shiten në tregun aziatik është një humbje e vogël për ‘Lindt’. Autoritetet Pakistaneze në bazë rregullave të reja rreth importit të mallrave nga vendet perëndimore çokollatat ‘Lindt’ nuk plotësojnë kushtet pakistaneze për shitje në treg. Rregullat e reja kërkojnë që përmbajtja e mallit në paketim të jetë edhe në gjuhën kombëtare pakistaneze Urdu edhe pse shumica e popullsisë pakistaneze e sidomos gjenerata e re e kuptojnë gjuhën angleze, gjithashtu rregullat e reja thuhet se produktet që nuk kanë logon ‘Halal’ nuk mund të futen në Pakistan. Çokollata ‘Toblerone’ po ashtu prodhim zviceran kohë më parë kishin vendosur në paketim logon ‘Halal’ për shitjet në vendet me rregulla strikte islame gjë që ka shkaktuar reagim në mediat zvicerane ndërsa fitim të shumëfisht për ‘Toblerone’. /21Media 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments