12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiCoca Cola u bë e shtrenjtë, do hiqet nga raftet e tregut...

Coca Cola u bë e shtrenjtë, do hiqet nga raftet e tregut gjerman të supermarketeve EDEKA

Ndoshta pija freskuese më e njohur në botë së shpejti nuk do të jetë më e disponueshme në një rrjet supermarketesh në Gjermani.

Përkatësisht, Edeka po heq dorë nga shitja e produkteve Coca Cola, pasi ajo kompani ka rritur çmimet.

Shishuesi gjerman i Coca-Cola rriti çmimet me arsyetimin se kostot e energjisë ishin më të larta dhe Edeka tha se nuk e pranonte rritjen dhe nuk do të blinte më pije nga kompania.

Coca-Cola, Fanta dhe Sprite së shpejti mund të zhduken nga raftet e këtij zinxhiri.

Siç njoftojnë nga fabrika e shisheve të kompanisë amerikane në Gjermani, që në korrik, nga shtatori, çmimet e të gjitha produkteve do të rriten me një përqindje më të lartë njëshifrore. Produktet ushqimore nuk duhet të bëhen mallra luksi”, tha shefi ekzekutiv i Edeka, Markus Mosa.

Kjo nuk është hera e parë që Edeka përplaset me një prodhues të mallrave që shet.

Zinxhiri aktualisht po debaton me koncernin amerikan Mondelez edhe për çmimet, sepse çokollata Milka ofrohet me një çmim shumë më të lirë në disa vende, transmeton Handelsblat.

“Edeka” ka më shumë se një vit që nuk ka as lëngje “Granici” apo “Hohes C” nëpër dyqane, sepse është në kontest edhe me prodhuesin. Edeka në një kohë në konflikt me kompaninë PepsiCo hoqi nga asortimenti të gjithë gamën e produkteve të atij koncerni amerikan, përfshirë Pepsi-n, deri në pranverë kur u arrit një marrëveshje për bashkëpunim të mëtejshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments