Në dekadat e antagonizmit midis Izraelit dhe Iranit, nuk ka pasur kurrë një sulm nga Irani brenda Izraelit. Ajo që do të ndodhë më pas varet nëse Izraeli do të dëgjojë Shtetet e Bashkuara dhe nuk do të përshkallëzojë ciklin e hakmarrjes, thuhet në një analizë të CNN, përcjell Reporteri.net.
Vala masive e dronëve dhe raketave të Iranit u kapën 99% prej tyre dhe Izraeli tha se dëmet ishin të kufizuara. CNN shkruan se ende nuk e dihet saktësisht pse Izraeli kreu sulmin në Siri, në fillim të prillit, por analistët thonë se Irani u detyrua të përgjigjet për konsumin e tij të brendshëm dhe për të demonstruar forcë në rajon.
Nga ana e tij, Irani thotë se çështja tani ka përfunduar.
Presidenti Joe Biden tha se SHBA nuk do të bashkohet me asnjë ofensivë izraelite kundër Iranit. Mediumi amerikan thotë se pyetja e vërtetë është nëse kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do t’i dëgjojë paralajmërimet e mbështetësit të tij më të madh.
Ish-kryeministri izraelit Ehud Barak tha se Izraeli e kishte fituar këtë rund dhe Netanyahu duhet të mendojë përpara çdo veprimi të mëtejshëm, duke paralajmëruar se Izraeli është ende i ngecur në Gaza, pengjet mbeten rob dhe kufiri Liban-Izrael është shumë i paqëndrueshëm.