12.8 C
Tetovo
E hënë, 22 Shtator, 2025
BallinaLajmeÇmimi i ri i energjisë elektrike do të fillojë të zbatohet nga...

Çmimi i ri i energjisë elektrike do të fillojë të zbatohet nga 1 janari megjithatë kompanitë nuk e dinë akoma nëse do të ketë rritje ose jo

Komisioni rregullator deri në fund të shtatorit duhet t’i marrë përllogaritjet nga MEPSO, MEMO dhe Elektrodistribucioni, pas së cilës do të përcaktohet çmimi i ri për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Kjo pjesë e çmimit është një komponent i faturave që paguajnë amvisëritë, prandaj çdo rritje atje do të reflektohet edhe në shumën përfundimtare që marrin qytetarët. Sa do të kushtojë transporti i energjisë elektrike, do të varet nga kërkesat e dorëzuara nga kompanitë dhe nga vendimi përfundimtar i rregullatorit, shkruan Alsat.

“Nga ajo që shoh, si zhvillime në bursat e energjisë elektrike në Evropë, në bursën më të madhe rajonale HUPEX, si dhe në bursën tonë vendase, fjuçersët tregojnë se nuk parashikohen lëshime të mëdha në çmimet e energjisë elektrike. Pra, në këtë pjesë, në lidhje me kostot e blerjes së humbjeve, nuk pres ndonjë ndryshim dramatik, dhe bazuar në këtë, për çmimet e transmetimit, shpërndarjes, organizimit dhe menaxhimit të energjisë elektrike, nuk pres që të ketë ndryshime të mëdha. Por le të presim tenderët për të parë se çfarë do të kemi si rezultat përfundimtar”, tha Marko Bislimovski – kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës.

Në nëntor, EVN Home do të shpallë tender për blerje të re të energjisë elektrike. Për atë se sa sasi do të sigurojë EMV-ja me çmim më të ulët, dhe sa do të blihet nga tregu më i shtrenjtë i lirë, do të varet edhe çmimi përfundimtar që do të paguajnë amvisëritë në faturat e tyre.

“Bazuar në këtë çmim që do të jetë në tender dhe në varësi se sa përqind e sasisë së nevojshme të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël do të sigurohet nga EMV-ja, dhe sa do të merret nga tregu i lirë, ku çmimet janë rreth 40–50% më të larta se çmimi që ofron aktualisht EMV-ja, që është 62 euro për megavat/orë, do të shohim se cili do të jetë çmimi që duhet ta vendosë EVN Home. Ne vetëm duhet të bëjmë kontroll se si e ka zbatuar sistemi tarifor”, tha Marko Bislimovski – kryetar i Komisionit Rregullator të Energjitikës.

Që nga 1 janari do të zbatohen çmime të reja për shpërndarjen, organizimin dhe menaxhimin e tregut të energjisë elektrike, si dhe çmime nga furnizuesi universal.alsat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments