11.1 C
Tetovo
E premte, 31 Janar, 2025
BallinaLajmeÇmimi i bukës në Maqedoni është rritur për 65% në pesë vitet...

Çmimi i bukës në Maqedoni është rritur për 65% në pesë vitet e fundit

Sipas të dhënave të Eurostat, çmimi i bukës në vendet evropiane është rritur ndjeshëm në pesë vitet e fundit.

Në vend të parë për rritjen e çmimit të bukës është Hungaria, ku çmimi i bukës është rritur me 113%.Pason Polonia me rritje prej 75 për qind dhe në vendin e tretë është Maqedonia, ku është shënuar rritje prej 65 për qind në çmimin e bukës.

Ndër vendet me rritjen më të madhe të çmimit të bukës janë Sllovakia (62%), Rumania (55%) dhe më pas vendet baltike.

Në vendet fqinje ka pasur rritje të çmimeve prej 33% në Greqi, 30% në Shqipëri, 45% në Kosovë dhe 54% në Bullgari. Në Serbi është shënuar rritje prej 39% në prodhimin e bukës në pesë vitet e fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments