Çmimet e shërbimeve gastronomike në korrik të vitit 2025 shënuan rritje për 0,5 për qind krahasuar me muajin paraprak, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Shikuar sipas grupeve, çmimet në gastronomi krahasuar me qershorin u rritën për 0,4 për qind për ushqimet, 1,6 për qind për pijet alkoolike, 0,9 për qind për pijet joalkoolike dhe për 0,2 për qind për bujtje.
Çmimet e shërbimeve për akomodim në korrik 2025 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar janë rritur me 5,0 për qind.
Në periudhën janar – korrik krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë rritur me 5,3 për qind, ndërsa krahasuar me dhjetorin e vitit 2024 rritja është 1,6 për qind.