6.9 C
Tetovo
E premte, 31 Janar, 2025
BallinaLajmeÇmendet EVN, qytetarit nga Kumanova i vjen fatura e energjisë rreth 22...

Çmendet EVN, qytetarit nga Kumanova i vjen fatura e energjisë rreth 22 mijë denarë (foto)

Në adresë të agjencisë së lajmeve INA ka arritur një faturë e energjisë me një çmim marramendës ose sa një pagë minimale.

Qyetari i cili don të mbetet anonim, e ka dërguar faturën e energjisë në shtëpinë modeste ku jeton. Çmimi është rreth 22 mijë denarë.Po ky nuk është rasti i vetëm, shumë qytetarë në rrjetet sociale kanë publikuar faturat e energjisë, ku çmimet variojnë nga 300 deri në 500 euro. Të sqarohemi, nuk bëhet fjalë për biznese, por për ekonomi familjare.

Me këto çmime është habitur edhe mërgimtari B.M nga Holanda, i cili tregon për INA se, çmimi energjisë elektrike dhe ngrohjes është shumë më lirë në Holandë.

Qyetarët e Maqedonisë janë të ngulfatur me çmimet e faturave të energjisë, por edhe të produkteve të ndryshme në markete. Çudia dhe apsurdi është se janë më shtrenjtë se në Shtetet Anëtare të BE-së. (INA)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments