Lojërat politike që po i bën Turqia dhe Greqia për çdo fundjavë kanë filluar jo që të zbehen dhe tu del boja ,por askush nuk i mer më as për lajm të rubrikave thash e më thae…Pra herën e parë kur plasi sherri mediatik ndërmjet dy vendeve fqinje ,nuk vonoi dhe plasi konflikti Azerbejxhan-Ermeni,tash për të tërhjekur vëmendjen e opinionit ku Ermenia drejtëpërsëdrejti akuzon Turqinë për ndihmesë në Azerbejxhan , e kanë terrenin hapur të golfit ,xixat Turqi- Greqi ende nxjerin dritë dhe në thojza tuta e konfliktit del në sipërfaqe për të u bërë lajm numër 1 dhe konflikti Azerbejxhan- Ermeni të tupitet pak në mediume . Shtrohet një pyetje nëse nuk është kështu dhe nëse Turqia nuk është e përfshirë në konfliktin Azerbejxhan-Ermeni ,atherë pse e përkëdhel Turqia aq shumë Greqinë ,por nuk i mba ligjërata praktike ,dhe kush e ndal Turqinë të bëjë atë që ka ndërmend të bëjë me Greqinë ,kthimin e territoreve të veta të aneksuara këtu e 99 vite më parë .Ajde BABA ERDOGAN nëse ke guxim dhe je ai i Vërteti çfarë pret,ose mbylle këtë temë për mediumet se burrëri dhe trimëri është ai që lëshon rrugë …
Athina ka reaguar përsëri ashpër ndaj indiferentizmit të Turqisë sa u përket thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për të ulur tensionin ne Mesdheun Lindor, ndërsa e ka akuzuar atë se me përshkallëzimin e provokimeve të vazhdueshme, ajo injoron plotësisht rregullat themelore të së Drejtës Ndërkombëtare.
Mbrëmjen e së premtes sekretari i Përgjithshëm i NATO përgëzoi Ankaranë dhe Athinën për moratoriumin e vendosur mes tyre gjatë festave kombëtare të të dy vendeve.
Jens Stoltenberg: Në Mesdheun lindor unë mund të konfirmoj se Greqia dhe Turqia kanë vendosur të anulojnë stërvitjet ushtarake të cilat ishin planifikuar për javën e ardhshme në festat e tyre kombëtare. Unë e mirëpres këtë vendim, ky është një hap shumë i mirëpritur dhe unë edhe një herë i përgëzoj Greqinë dhe Turqinë.
Por Ankaraja disa orë më vonë përsëri ka rinovuar Navtex-in për datat 27-29 tetor dhe ka zgjatur periudhën e kërkimeve detare të anijes “Oruç Reis” deri më 4 nëntor duke bllokuar një zonë në jug të Rodosit dhe në lindje të Karpathos.
Athina menjëherë i është përgjigjur me një anti-Navtex për kërkime sizmike në zonën e Kretës duke e bllokuar atë për një periudhe të pacaktuar dhe duke shpallur Navtex-in turk të paautorizuar, të paligjshëm dhe që zhvillohet në një zonë që mbulon shelfin kontinental grek. Ndërsa flota ushtarake greke vazhdon të jetë në gjendje të lartë gadishmerie.
Gjithashtu ministria e Jashtme greke ka dërguar një notë pro*teste me tone të ash*pra duke theksuar se përsëritja e veprimeve të paligjshme të palës turke, të cilat janë në kundërshtim të plotë me thirrjet e vazhdueshme të Komunitetit Ndërkombëtar, përfshirë konkluzionet e fundit të Këshillit Evropian për të marrë fund menjëherë këto veprime, ekspozon edhe më shumë palën turke.
Çështja e ten8sioneve greko-turke do të jetë të hënën në qendër të bisedimeve Dendias –Lavrov pasi ministri i Jashtëm rus viziton Athinën.