17.2 C
Tetovo
E premte, 26 Shtator, 2025
BallinaLajmeCIVIL: Abuzimi i fëmijëve në fushatat zgjedhore në RMV duhet të ndalet

CIVIL: Abuzimi i fëmijëve në fushatat zgjedhore në RMV duhet të ndalet

Në pritje të zgjedhjeve lokale, fushata zyrtare e të cilave do të fillojë pas disa ditësh, Ekipi i Monitorimit i CIVIL-i ka regjistruar disa raste të abuzimit të fëmijëve dhe të miturve në aktivitete politike, transmeton Portalb.mk.

CIVIL shton se abuzimi politik i fëmijëve është rreptësisht i ndaluar me ligj. Neni 12, paragrafi 4 i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve thotë qartë: “Abuzimi i fëmijëve për shkak të organizimit dhe veprimit politik ose fetar është i ndaluar”.

“CIVIL-i kujton se çdo fëmijë ka të drejtë për një fëmijëri dinjitoze dhe të lumtur, të lirë nga betejat e përditshme politike. Vendi i fëmijëve është jashtë politikës! Në vend të abuzimit, partitë politike dhe mbështetësit e tyre duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e më të vegjëlve. Shteti dhe institucionet janë të detyruara të sigurojnë kushte për zhvillim të shëndetshëm, normal dhe dinjitoz të fëmijëve – fizik, mendor, shpirtëror dhe social”, thuhet në reagim.

CIVIL-i edhe një herë u bën thirrje institucioneve, partive, mediave dhe prindërve: të ndalojnë menjëherë përfshirjen e fëmijëve në politikë. Institucionet duhet të reagojnë me sanksione vendimtare kundër të gjithë atyre që përpiqen t’i përdorin fëmijët për qëllimet e tyre politike.

“Mbrojtja e fëmijëve është një detyrim ligjor dhe abuzimi duhet të ndalet – menjëherë”, thonë nga kjo OJQ.

Kujtojmë se kjo praktikë nuk është e re për partitë. Çdo cikël zgjedhor, gjatë promovimit të aktiviteteve të tyre, zyrtarët e lartë të shtetit në forma të ndryshme përfshijnë edhe praninë e fëmijëve të moshës nën 16-vjeçare, megjithëse të gjithë theksojnë se kanë autorizim nga prindërit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments