-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeCilat janë pasojat e mungesës së teksteve shkollore | Satki Ismaili: U...

Cilat janë pasojat e mungesës së teksteve shkollore | Satki Ismaili: U bëhet padrejtësi nxënësve!

Afërsisht 42 ditë që nga fillimi i vitit shkollor, nxënësit vazhdojnë të mos kenë libra. Edhe pse furnizimi i nxënësve me libra shkollor është detyrim institucional dhe për fat të keq vite me radhë ka neglizhencë dhe mos furnizim të nxënësve të shkollave fillore me libra, një pjesë e të cilave janë botime të reja të cilat kanë të bëjnë me konceptin e ri për arsim fillor dhe ka të bëjë me nxënësit e klasave të dyta dhe të pesta në këtë vit shkollor për të cilat u tha nga Ministria e Arsimit se, brenda muajit shtator do të botohen, por ende nuk janë në duart dhe çantat e nxënësve.

Nistori iu drejtua Ministrisë së Arsimit në lidhje me mungesën e librave dhe pse ndodh kjo për çdo vit, por nga atje thonë se përgatiten tekste të reja shkollore dhe të gjitha janë në fazë të ndryshme përfundimtare të miratimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Në periudhën e kaluar është punuar intensivisht në programet e reja për klasën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë. Byroja për Zhvillimin e Arsimit i përgatiti, ndërsa në bazë të të njëjtave po përgatiten tekste të reja shkollore dhe të gjitha janë në fazë të ndryshme përfundimtare të miratimit. Që të ofrojmë siguri se nxënësit do të kenë prej ku të mësojnë, përgatitëm materiale për mësim që shtjellojnë materien nga tremujori i parë dhe janë me të vërtet kreative. Shpërndarja e tyre në të gjitha komunat përfundoi më 31 gusht, para fillimit të vitit shkollor, si dhe shpërndarja e teksteve shkollore për të gjitha klasat e tjera (në tirazh që kërkohej nga secila shkollë). MASh-i ju bëri thirrje para fillimit të vitit të ri shkollor deri te të gjithë drejtuesit e shkollave të drejtohen te pushteti lokal dhe t’i tërheqin​materialet mësimore dhe tekstet shkollore që nga dita e parë e shkollës dhe t’ua shpërndajnë nxënësve. Nëse ndonjëri nga drejtuesit e shkollave ende nuk e ka bërë këtë, përsëri apelojmë që të veprojnë menjëherë, është obligim i tyre, që nxënësit dhe familjarët e tyre të jenë të qetë dhe fëmijët të fillojnë të përvetësojnë materialin mësimor në kohën e duhur.

Eksperti i çështjeve arsimore dhe njëherit arsimitar i matematikës, Satki Ismaili për Nistori thotë se, pa marrë parasysh argumenteve të MASh-it për mungesen e librave shkollorë, nuk mund të kompenzohet kjo mungesë për nxënësit, sepse reflekton në vështirësitë e realizimit të qëllimeve mësimore nga ana e mësimdhënësve dhe përvetësimet e njohurive nga ana e nxënësve me resursin më të rëndësishëm siç është libri dhe materialet tjera përcjellëse, siç janë fletoret e punës, kur kemi parasysh se sfidë tjetër është realizimi i konceptit të ri në këto klasa.

“Mungesa e librave vërehet edhe në mësimin lëndor ku mungojnë numër i konsideruar i librave, sidomos nga moskoordinimi i shkollave me MASh në lidhje me numrin e konsideruar të librave të cilat janë të dëmtuara dhe janë jofunksional. Në lidhje me librat, duhet me qenë objektiv se një pjesë e fajit qëndron edhe te nxënësit të cilët nuk janë të kujdesshëm në përkujdesjen e librave dhe vërehet një diskrepancë e madhe në atë se si më parë nxënësit dhe familjet kujdeseshin për librat me të cilat vetëfurnizoheshin dhe në këtë periudhë kur librat i kanë të siguruara. Mirë do të ishte që MASh të dal me një raport për ate se sa në nivel shtetëror nxënësit që kanë dëmtuar librat, kanë bërë pagesën e tyre të cilën e kanë obligim ligjor. Nuk duhet të ketë tolerancë edhe për nxënësit e pakujdesshëm në mirëmbajtjen e librave.” – thekson Ismaili për Nistori.

Cilat janë pasojat e mungesës së teksteve shkollore?

Sipas Ismailit, mungesa e teksteve shkollore cenon të drejtën e gjithësecilit fëmijë që ka të drejtën e shkollimit të garantuar dhe në plotësimin e kushteve për realizimin cilësor të procesit mësimor ku një pjesë e konsideruar e prindërve me vetë iniciativë bëjnë fotokopjimin e librave dhe kur kemi parasysh edhe faktin se ndikimi i dizajnit të librit dhe kriteret tjera të librit që ndikojnë në kualitet, nuk përmbushen.

“Mësimdhënësit janë të kufizuar në realizimin e një numri të kosideruar të aktiviteteve në mungesë të librave si dhe mungesa e një numri të konsideruar të librave elektronik në web faqen “e-ucebnici” ku për shkak të kontratave me autorët nuk janë në shërbim të nxënësve sidomos librat të cilat janë me Konceptin e programeve të Kembrixhit.

  • Çështja e furnizimit të nxënësve me libra është një sfidë permanente e institucioneve shtetërore dhe duke patur parasysh se, arsimi është mision kombëtar dhe shtyllë për zhvillimin e të ardhmes sonë të përbashkët, përgjegjësia e menaxhimit efikas të arsimit do të duhej të ishte kryefjalë e cilësdo qeveri. Është padrejtësi ndaj nxënësve që kanë mbetur pa tekste dhe ngarkesë për familjet e tyre në pamundësi të furnizojnë fëmijët e tyre me burimin kryesor për mësimnxënie siç është libri.
  • Ministria e arsimit dhe shkencës duhet nëpërmjet të përfaqësuesve të saj të dalë e të shohë në teren se çfarë dëmi i ka shkaktuar procesit arsimor mungesa e nxënësve me libra, si dhe të marrë masa për ta përmbushur këtë detyrim në kohë sa më të shpejtë. Arsimi nuk është luks por e drejtë e secilit nxënës dhe ai duhet t’iu mundësohet atyre në të gjitha segmentet, sa më parë aq më mirë.” – shprehet Ismaili.

Revoltën për mungesën e librave për Nistori e ka shprehur edhe arsimitari i Informatikës, Burim Zulbeari në shkollën fillore “Ibrahim Temo” në fshatin Strimnicë. Sipas tij, në lëndën e Informatikës, klasa e VI-të nuk posedon libër të Informatikës dhe se lëndët zgjedhore “Projekte nga Informatika” dhe “Programim” nuk ka libër të akredituar nga BZhA.

“Për fat të keq, ka lëndë mësimore ku me vite të tëra libri është në procedurë të shtypjes apo në proces gjyqësorë. Gjithnjë kam përdorur resurse të ndryshme për tema apo njësi mësimore, por fatkeqësia është se, nxënësve u vështirësohet procesi i mësimit në shtëpi, sepse burim i vetëm që ata shfrytëzojnë është vetëm fletorja. Ne bashkë me nxënësit dhe prindërit vazhdojmë disi t’ia dalim duke qëndruar me shpresë se e nesërmja do t’i gjejë nxënësit me të gjitha librat dhe me të gjitha mjetet e nevojshme për një mësim inovativ dhe të suksesëshëm.” – deklaron Zulbeari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments