Lajmi interaktiv
Përfolet,përfolet ,përfolet,përfolet…dhe asnjë hap për zgjidhje nga kryetari i saj Afrim Gashi.Problemet sa janë të vogla në hap mund të zgjidhen ,sepse duke u grumbulluar problemet nuk din kujt ti japish përparsi . ..Deputeti Skender Rexhepi Zejdi e thotë këtyre ditëve hapur
.Pakënaqësitë në partinë pushtetare Alternativa-me seli në Shkup eksploduan me degën më të madhe në Shkup.
Nuk do i dalim zot asnjërës palë,por nga ajo që del në mediumet e bllokut maqedonas dhe nga intervista e mbrëmëshme në Alsat .mk nga vetë Ministri i Shëndetësisë .Një pjesë e degës së Alternativës në aspektin e lëvizjes së çështjes nacionale në Shkup u jep të drejtë grupacionit të M.Civulit deri para 10 ditëve shef kabineti i Ministrit të shendetësisë sepse paska kërkuar poste për shqiptarët në Spitalin Klinik Shtetëror në Shkup në të gjitha sektorët
,vetëm për Kryeministrin dhe Artan Grubin që tash i është kujtuar se shqiptarët janë minus në shumë sfera dhe me largimin e shefit të kabinetit sikur disciplinuan Ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali por edhe i jepet kohë Artan Grubit që këto merita ti mer ai në një të ardhëme të shpejt.Kur ,vetëm ZVKPRMV e di ?!Të akuzosh të rinjtë se paskan qëllime karieriste nuk është e drejtë ,sepse Bekim Sali nëse me profesion është mjek i mirë dhe i dobishëm për popullatën, çfarë lyp në politikë ? .Sic ?!Dhe po të jetë e vërtetë se paskan kërkuar tenderë…pse a vetëm nga blloku maqedonas do marin tendera në Ministrinë e shëndetësisë , e blloku shqiptarë kurë …???
Pra çfarë bëri Ministri Shëndetësisë Bekim Sali në mandatin e tijë ,përveç se deshti të na ndale baterinë në Tetovë ,kur e pa se FONDACIONI TIKO nga TURQIA solli DONACION 61.000 euro sadaka për Spitalin Klinik në Tetovë dhe doli e tha
por befasia më e madhe për tekstshkruesin kur u fotografuan te Donacioni mjekë shokë,përkrahës të Bekim Sali edhe nga ajo që kuptoj në gazetari me donacion fotografohen sjellësi i donacionit dhe marësi ,nuk ishte Ministri por mjekët që i bie se ata e sollën edhe më keq …mirë e ka Akademik Rexhep Qosja kur thotë se dikush investon që SHQIPTARËT TË JEN POPULL PRIVAT JO SHTETËFORMUES ,që nënkupton Qeveria nga ku del Ministria e Shëndetësisë e ka obligim ligjor dhe kushtetues të përkujdeset njësoj në gjithë territorin e atij shteti të përkufizuar me kufinj ,që i bie të investoj njësoj si në MAQEDONINË PERENDIMORE,në ATË QENDRORE -VERIORE-JUGORE etj …në të kundërtën përveç segregacion shëndetsor është edhe apartheid socio-një nacional.
Spitali Klinik në Tetovë me vite harrohet institucionalisht nga Qeveria dhe në bazë të mos investimit duket se e kan kusht kryesor nëse shqipfolësi bëhet ministër ,të mos investojë në Spitalin Klinik në Tetovë ,mos ua marin taxhinë Spitalit Klinik në Shkup kur vërshohet me pacientë mbi 160.000 nga Maqedonia Perendimore .E njëjta strategji u përdor edhe kur ishin Ministra Imer Selmani,Bujar Osmani ,Arben Taravari por edhe tash me një Ministër të Shëndetësisë Shqipfolës Bekim Sali ,po na vërteton me mosinvestime se është strategji e Qeverisë së Shkupit që të mos investohet se pastaj Spitali Klinik në Shkup nuk do mbledh kajmakun edhe nga fondet por edhe nga qytetarët e Maqedonisë Perendimore ,që i bie se Ministrat janë ata që për interesa të veta dhe klanore bëhen Ministra jo në interes të popullatës së Maqedonisë Perendimore e cila është taksapaguese më e madhe në RMV ,dhe i ka votuar ,sepse po të mos kishte të drejtë grupacioni i Çairit në Alternativë ,ministri i shajshët do kishte investuar në Spitalin Klinik në Tetovë ,edhe me vendime pune të të punsuarëve që janë me kontrata në vepër , ku pjesa dërmuese janë në thojza njerës të Alternativës në Tetovë si dhe shumë ambulantave dhe labotatorëve që ENDE nuk ua jep lejet e punës. Pra vetë faktori politik shqiptar në RMV është pengesë e zhvillimit të Spitalit Klinik në Tetovë, për mosbaraspeshë me Spitalet Klinike tjera në RMV gjithë andej në SHKUP-SHTIP-MANASTIR …dhe pse themi se Alternativa me përçarje djeg edhe BDI-në,sepse nga mund të shkojë votuesi i Alternativës me shkatrimin edhe te Besa edhe te ASH, te BDI,…JO SE JO ,për atë Ministri i Shëndetësisë dhe Artan Grubi mos shëtisin me trurin,dhe i bëjnë hyzmet mendjes ,investo në Spitalin Klinik në Tetovë që të keni vota në vitin 2024 në zgjedhjet parlamentare ,këtu në zonën 6… 15 deputet mund të nxjerë vetëm BDI …dhe kuptohet plus deputetë edhe partitë tjera ….
www.telegrami.mk
Mesut Shabani Tetovë