6.1 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajmeÇfarë nuk përfitoi nga Taravari ish deputeti i Menduh Thaçit ,Orhan Ibrahimi,që...

Çfarë nuk përfitoi nga Taravari ish deputeti i Menduh Thaçit ,Orhan Ibrahimi,që sot po e sulmon.A thotë Taravari “shkojmë vet”, 100% shkon me BDI-në.

Ish deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Orhan Ibrahimi ka qenë një nga njerzit më të afërt të kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi i cili për hirë të korektësisë e mbajti deputet Ibrahimin edhe atëher kur ai kishte zero mbështetje në zonën e tij. Ibrahimi në heshtje u largua na Thaçi dhe për një kohë ishte shumë i kënaqur pranë Taravarit dhe fotografimi me të i jepte mburje madje edhe theksonte po e mbështesim, shkruan Top24

Por sot pas nëntë muaj qeverisje të VLEN-it, Ibrahimi është kujtuar se Arben Taravari është i pavlerë dhe nëse thotë se shkojmë të pavarur do të thotë se shkojnë me BDI-në 100% ka deklaruar ai. Por pas kësaj deklarate lind pyetja se çfarë nuk mori Ibrahimi nga Taravari që tani i ka ngelur hatri dhe po gjuan gurë ndaj tavolinës ku drekonte më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments