Autoritetet në Zvicër thonë se konfiskimi i pronës ruse është jokushtetues. Ata shtojnë se me këtë masë shkelin Kushtetutën.
Zvicra ka ngrirë 7.5 miliardë franga zvicerane, ose rreth 8.13 miliardë dollarë. Berna zyrtare donte të përcaktonte se çfarë mund të bëhej me atë pronë, duke ndjekur idetë e Komisionit Evropian për të financuar reparacionet ushtarake të Ukrainës ose rindërtimin e vendit të pasluftës me ato para. Por ekspertët financiarë dhe juridikë thanë se kjo ishte vështirë e realizueshme.
“Mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë, pavarësisht nga diskutimet për pronën e ngrirë,” njoftoi qeveria zvicerane të mërkurën.
Ligji zviceran nuk lejon sekuestrimin e ligjshëm të pronës private pa kompensim adekuat.
Meqë ra fjala, edhe Zvicra vendosi sanksione ndaj Rusisë dhe individëve nga ky vend.
Brukseli kërkon që Rusia të paguajë për rindërtimin e Ukrainës.