16.4 C
Tetovo
E diel, 24 Gusht, 2025
BallinaLajmeÇështja e numrit të këshilltarëve në komuna do të shqyrtohet nga Gjykata...

Çështja e numrit të këshilltarëve në komuna do të shqyrtohet nga Gjykata Administrative

Anëtarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ditmire Shehu, tha për Alsat se javën e ardhshme do ta dorëzojë padinë në Gjykatën Administrative lidhur me udhëzuesin që e miratoi KShZ dje, me çka ulet numri i këshilltarëve në 14 komuna.Ditmire Shehu, që në KShZ erdhi si propozim i BDI-së, fillimisht kërkoi që udhëzuesi të miratohet me konsensus, duke u thirrur në dispozita të Kodit Zgjedhor, ndërsa më pas ishte e vetmja që u shpreh kundër këtij vendimi, i cili megjithatë u miratua me pesë vota “për” dhe një “kundër”.Shehu, kërkonte që numri i këshilltarëve nëpër komuna dhe në Qytetin e Shkupit, të përcaktohet në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe jo në bazë të vendimit të Qeverisë. Sipas saj, nuk duhet të numërohen vetëm banorët rezidentë, por edhe jorezidentët respektivisht mërgimtarët.

Vendimi i Qeverisë nga ana tjetër, ka dalë nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2021. Qeveria në shtator të vitit të kaluar miratoi vendim për rritjen e numrit të këshilltarëve komunalë në Kisella Vodë, Karposh dhe Studeniçan dhe ulje të numrit të këshilltarëve në 14 komuna, edhe atë në Gostivar, Kërçovë, Kratovë, Krivapallankë, Kumanovë, Pehçevë, Strugë, Vrapçisht, Debarcë, Zhelinë, Jegunovc, Novosellë, Tearcë, dhe Qendër Zhupë. Uljen më të madhe e pësoi komuna e Gostivarit, ku nga 31 këshilltarë, numri u zvogëlua në 23. Sipas regjistrimit të vitit 2002, komuna e Gostivarit, kishte 80 mijë banorë, por në vitin 2021, numri u ul në 60 mijë banorë si rezultat i ndarjes që u bë në popullsi rezidente dhe jorezidente.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments