Ish-kryeministri, ish presidenti dhe ish kreu i LSDM-së, Branko Crvenkovski, shkaktoi reagime në publik pasi në rrjetet sociale u shfaqën fotografi të tij në shoqërinë e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it. Crvenkovski, i cili është tërhequr nga jeta publike dhe politike për vite me radhë, është fotografuar në Ohër në të njëjtën tavolinë me kryetarin aktual të komunës Kirill Pecakov nga VMRO-DPMNE dhe deputetin Sashо Donev. Kreu aktual i partisë Venko Filipçe, nuk komentoi shumë fotografinë. Ai u përgjigj shumë shkurt në pyetjen e gazetarëve.“Sa i takon fotografisë që doli në mediat sociale të kryetarit të mëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, unë mundem vetëm ta citoj kreun e mëhershëm Cërvenkovskin dhe ajo është “ose jo LSDM, ose nuk je”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk