-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaCERN largon 400 shkencëtarë rusë

CERN largon 400 shkencëtarë rusë

Pothuajse 400 shkencëtarë rusë duhet të largohen nga Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN) pasi bashkëpunimi me Rusinë të përfundojë në fund të nëntorit, njoftoi sot laboratori i kërkimit të fizikës së grimcave në Gjenevë.

Në qershor 2022, CERN vendosi të ndërpresë marrëveshjet e bashkëpunimit me Rusinë dhe Bjellorusinë për shkak të luftës në Ukrainë.

Marrëveshja pesëvjeçare me Bjellorusinë skadoi më 27 qershor, ndërsa me Rusinë do të skadojë më 30 nëntor dhe nuk do të zgjatet, tha Arnaud Marsollier, zëdhënës i CERN.

Largimi i shkencëtarëve rusë do të ndikojë seriozisht në projektet e CERN-it, duke përfshirë eksperimentet në LHC, pasi Rusia përbënte 4.5 për qind të buxhetit për ato eksperimente, duke  kontribuuar me 2.3 milionë franga zvicerane në vit.

LHC është përshpejtuesi më i fuqishëm i grimcave në botë dhe shtrihet në një tunel rrethor, 27 km në perimetër, 175 metra nën tokë, nën kufirin franko-zviceran, jo shumë larg Gjenevës, Zvicër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments