7.9 C
Tetovo
E martë, 4 Nëntor, 2025
BallinaLajmeCentar: Pas fitores, Bilall Kasami do të jetë lideri i VLEN-it?

Centar: Pas fitores, Bilall Kasami do të jetë lideri i VLEN-it?

Pas rezultateve pozitive në zgjedhjet lokale, ku koalicioni VLEN siguroi fitore në shumicën e komunave me shumicë shqiptare, brenda koalicionit kanë nisur diskutimet për strukturën e re drejtuese.

Portali Centar.mk shkruan se sipas burimeve nga VLEN pë, pas përfundimit të procesit zgjedhor pritet të zhvillohet një riorganizim i brendshëm dhe të caktohet kryetari i ri i koalicionit.

“Emrat më të përmendur si kandidatë të mundshëm për këtë pozitë janë Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, të cilët konsiderohen si dy figurat më me ndikim brenda VLEN. Megjithatë, sipas burimeve tona, pritet që Bilall Kasami ta marrë drejtimin e koalicionit dhe të bëhet lideri i ardhshëm i tij. Kasami është dëshmuar si një kryetar komune i suksesshëm dhe gëzon profil të pastër politik”, shkruan Portali Centar.mk .

Por deri tani nuk dihet se kur do ndërmerret ndonjë nismë lidhur me ketë temë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments