17.1 C
Tetovo
E shtunë, 21 Qershor, 2025
BallinaLajmeÇdo vit largohen nga 2.500 të diplomuar

Çdo vit largohen nga 2.500 të diplomuar

Dekadave të fundit migrimi i popullit të RMV-së ka qenë vazhdimisht në rritje, ndërkaq në ditët e sotme vëllimi i tyre është më i lartë se kurrë. Ajo që bien ë sy është fakti që personel i kualifikuar, të rinjë të talentuar po e braktisin vendin gjithnjë e më shumë. Si zakonisht, kushtet e vështira ekonomike, papunësia dhe mungesa e perspektivës në vend i ka detyruar ata të orientohen drejt vendeve europiane. Sipas të dhënave të entit shtetëror të statistikave numri i qytetarëve që kanë migruar jashtë vendit është shqetësues.Dekadave të fundit migrimi i popullit të RMV-së ka qenë vazhdimisht në rritje, ndërkaq në ditët e sotme vëllimi i tyre është më i lartë se kurrë. Ajo që bien ë sy është fakti që personel i kualifikuar, të rinjë të talentuar po e braktisin vendin gjithnjë e më shumë. Si zakonisht, kushtet e vështira ekonomike, papunësia dhe mungesa e perspektivës në vend i ka detyruar ata të orientohen drejt vendeve europiane. Sipas të dhënave të entit shtetëror të statistikave numri i qytetarëve që kanë migruar jashtë vendit është shqetësues.

ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE

Të dhënat mbi strukturën arsimore të personave që janë larguar nga vendi tregojnë se në periudhën 2015-2022, mesatarisht nga 2.500 persona me arsim të lartë migrojnë nga vendi çdo vit, për të cilët shteti ka investuar mesatarisht 5 miliardë denarë në vit. Largimi i personelit me arsim të lartë i kushton shtetit 0.8% të BPV-së vjetore”.

Analizat dhe raportet e ESHS-së thonë se migrimi i kuadrove të kfalifikuara paraqet sfidë serioze për vendin.

ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE

Sipas të dhënave të marra nga organizatat ndërkombëtare dhe vendet që kanë migruar , numri i qytetarëve që banojnë jashtë vendit po rritet me një ritëm të jashtëzakonshëm. Ky trend paraqet sfida serioze për vendin, duke përfshirë largimin e personelit me arsim të lartë dhe efektet e mundshme në ekonomi dhe shoqëri në tërësi”.

Sipas raportit të organizatës ndërkombëtare të migrimit -it për vitin 2020 Maqedonia e Veriut është rënditur në grupin elitar të 20 vendeve kryesore në botë me migrimin më të lartë jashtë vendit, ndërsa sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, pothuajse 40% e stafit me arsim të lartë nga Republika e Maqedonisë së Veriut është larguar nga vendi, gjithashtu edhe sipas indeksit “të ikjes” së trurit” i ekonomisë globale RMV rënditet e 5 nga 41 vende europiane, gjë që tregon qartë se vendi po përballet me një humbje të madhe të talenteve.

Sipas këtyre të dhënave alarmante ngjan që vendi ynë nuk po mund të gjenë mënyra strategjike për të luftuar femonemin e migrimit të popullsisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments