Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bëri me dije se janë gati ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores për burimet e ripërtëritshme të energjisë me të cilat, qytetarët dhe kompanitë do të kenë mundësi të prodhojnë energji elektrike në çatitë e tyre dhe t’ia shesin blerësit dhe shpërndarësit të rrymës. Sipas tij, me këto ndryshime, mundësohet që çdo amvisëri, konsumator i vogël ose shfrytëzues buxhetor të lidhë marrëveshje për furnizim dhe bartje të tepricës së energjisë së prodhuar me cilindo furnizues, duke përfshirë edhe furnizuesin universal. Siç thotë Bekteshi, Ministria do të mbulojë 30% e shpenzimeve për instalim të paneleve diellore për prodhim të rrymës, gjegjësisht deri në 1.000 euro.