0.7 C
Tetovo
E diel, 14 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeÇdo i treti qytetar në Maqedoninë e Veriut është përballur me kërkesë...

Çdo i treti qytetar në Maqedoninë e Veriut është përballur me kërkesë për ryshfet për të përfunduar çfarëdo pune nëpër institucione

Çdo i treti qytetar në Maqedoninë e Veriut ka dhënë ryshfet për të kryer çfarëdo pune nëpër institucione. Këtë e tregojnë rezultatet e raportit më të ri për vlerësimin e korrupsionit të Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Për dallim nga vitet e kaluara kur korrupsioni ishte perceptuar si problemi kryesor në shoqëri, sipas hulumtimit, tani qëndron në vendin e dytë. Të dhënat tregojnë se 37% të qytetarëve u është kërkuar ryshfet, ndërsa 31% prej tyre e kanë dhënë atë vetëm e vetëm tu kryhet një shërbim.

Anketë me qytetar

“Jo po ajo e ditur është, pa ryshfet tybe askush nuk të kryen punë. Është problemi se këta vet pa iu dhënë diçka nuk të kryen punë. Ata i shtinë popullin me zor or vëlla. Ne vet e shohim se çfarë po ndodhë. Unë jam për shembull këpucëtar por këtu dikush të të kryejë punë për hatër asnjë person nuk ta kryen. Unë bilës jam befasuar në këtë moshë 68 vjet kam, mos me kshyr diçka për Zot, për hire të Zotit, për hire të popullit”.

“Po po, ka gjëra të tilla që për shembull ja poshtë dorës, ajo kjo dhe japin për shembull në punët sociale, në mjek, nëpër spitale, tani shteti ynë është i tillë, nëse nuk jep diçka poshtë dorës nuk do të përfundosh punën. Ka gjëra të tilla ka”.

“Deri tani nuk kam pasur nevojë që të bëj diçka të tillë sepse e di se nuk është e drejtë e as ligjore. Edhe njëra edhe tjetra palë këtu bëjnë shkelje dhe kjo nuk duhet të ndodhë”.

Pjesa më e madhe e qytetarëve konsiderojnë se faktorët kryesor për rritjen e korrupsionit janë dëshira për pasurim të shpejtë të pushtetarëve, më pas mos efikasiteti i sistemit gjyqësor, problemet e së kaluarës dhe mungesa e një mbikëqyrjeje administrative mbi korrupsionin. Theks i veçantë është vendosur edhe te mos respektimi i ligjeve dhe mbrojtja e pa mjaftueshme e qytetarëve që paraqesin korrupsion. Hulumtimi është realizuar me 1000 të anketuar nga m-Prospekt nga 4 deri 25 qershor 2025./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments