8.6 C
Tetovo
E hënë, 7 Tetor, 2024
BallinaLajmeÇdo i katërti qytetar mendon se Ka$triot Rexhepi ka marrë para për...

Çdo i katërti qytetar mendon se Ka$triot Rexhepi ka marrë para për të mos votuar kundër Zaevit

Një e katërta e qytetarëve besojnë se Kastriot Rexhepi ka marrë para për të mos votuar për rrëzimin e Qeverisë së Zoran Zaevit, sipas sondazhit të fundit të bërë nga IPIS për nevojat e VMRO-DPMNE-së.
Sipas saj, 26% e qytetarëve mendojnë se Kastriot Rexhepi është paguar, ndërsa 13% janë të mendimit se ai është detyruar në një mënyrë tjetër nga koalicioni LSDM dhe BDI.
17% e të anketuarve mendojnë se ai nuk ka ardhur në seancë sepse beson vërtet në atë që ka shkruar në statusin e tij në FB se vendi do të marrë datën për negociata me BE-në dhe do të zgjidhet mosmarrëveshja me Bullgarinë.
29% e të anketuarve janë përgjigjur “Nuk e di” dhe 16% kanë refuzuar të përgjigjen.
Anketa është realizuar nga IPIS për nevojat e VMRO-DPMNE-së në periudhën prej 12 deri më 30 nëntor të këtij viti në një kampion përfaqësues prej 1010 të anketuarve.

https://press24.mk/sekoj-chetvrti-gragjanin-smeta-deka-kastriot-redzhepi-zemal-pari-za-da-ne-glasa-protiv-zaev

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments