6.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Tetor, 2025
BallinaLajmeÇashka për herë të parë me kryetar shqiptar!

Çashka për herë të parë me kryetar shqiptar!

Për herë të parë kryetar komune të Çashkës u zgjodh një shqiptar.

Ai është Suat Shaqiri i AKI-së, i cili me vota la pas kandidatin e LSDM-së Goran Stojanovskin dhe Dejan Andonovskin e VMRO-DPMNE-së.

“Prioritetet e mia për komunën e Çashkës, për qytetarët e komunës së Çashkës, për shqiptarët maqedonasit dhe të tjerët janë ato të cilët ishin dhe të inkorporuar në programin tim zgjedhor, dhe sigurisht në ato do të fokusohemi”, tha Suat Shaqiri.

Shaqiri për TV21 deklaroi se prioritet për t’u zhvilluar do t’i jep edhe shkollës modulare në fshatin Banjicë.

“Ndërsa nëse flasim për çështjen e arsimit sidomos për shkollën e cila ishte e kontestueshme sigurisht sa kam njohuri unë dhe sa isha në rrjedha, momentalisht ajo shkollë është si subjekt i ri në fshatin Banjicë, por garantoj dhe premtoj se ajo shkollë do të zhvillohet dhe do të ecë përpara bashkë me nxënësit të cilët janë të regjistruar”, deklaroi Suat Shaqiri.

Shaqiri mori 50.71%, ose 2.322 vota, që i siguroi fitore që në raundin e parë! Pas tij, më shumë vota mori Goran Stojanovski i LSDM-së, 24,24% ose 1110 vota, ndërsa i treti doli Dejan Andonovski i VMRO-DPMNE-së me 23,45% ose 1.074 vota.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments