4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBytyqi: Në Rajonin Verilindor kemi paguar mbi 152 milionë denarë ndihmë financiare

Bytyqi: Në Rajonin Verilindor kemi paguar mbi 152 milionë denarë ndihmë financiare

Vetëm në Rajonin Verilindor, më të voglin në vend, Qeveria ka nënshkruar gjithsej 41 kontrata për ndihmë financiare për investime në vlerë prej mbi 600 milionë e 500 mijë denarë, për të cilat janë mbështetur mbi 152 milionë denarë të paguar, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, gjatë vizitës në kompaninë “BENTON-NI” në Kumanovë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, kumtuan nga shërbimi i Qeverisë për shtyp, theksoi se Qeveria dhe Benton-ni së bashku po shkruajnë një histori të suksesshme ekonomike për vendin tonë, pasi është një nga 919 kompanitë që Qeveria ka mbështetur në ciklet e tyre të investimeve përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve, dhe ato ia kthejnë me vende të reja pune dhe paga dinjitoze për qytetarët tanë.

“Pronari i kompanisë z. Nazmi Ejupi më njoftoi nga afër me objektet e prodhimit të kompanisë, e cila prodhon produkte ushqimore dhe higjienike, me të cilat mbi 100 produkte të ndryshme të saj përfundojnë në vendet evropiane dhe ato të Ballkanit Perëndimor. Pikërisht për këtë, kjo kompani mbështetet nga Qeveria përmes Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve me marrëveshjen e nënshkruar për projektin investues 2019-2023, ndërsa për masat Mbështetje për rritjen e investimeve kapitale dhe të hyrave dhe, Mbështetje për rritjen e konkurrueshmërisë në treg, dhe janë paguar rreth 6 milionë e 800 mijë denarë për shpenzime të arsyetuara investuese mbi 25 milionë e 500 mijë denarë”, tha Bytyqi.

Ai theksoi se Qeveria përmes kësaj mbështetje inkurajon edhe zhvillimin ekonomik lokal, sepse vetëm në vitin 2022 numri i kompanive të mbështetura jashtë rajonit më të zhvilluar të Shkupit është rritur për 150%, ose gjithsej 232 kompani të mbështetura.

“Vetëm në këtë Rajon Verilindor, më të voglin, kemi nënshkruar gjithsej 41 kontrata për ndihmë financiare për investime mbi 600 milionë e 500 mijë denarë me mbi 152 milionë denarë të paguar. Me krenari mund të them se numri i kompanive vendase që inkurajohen të investojnë përmes LMFI-së po rritet çdo ditë e më shumë dhe deri më tani Qeveria ka mbështetur 919 kompani vendase për ciklet e tyre të investimeve me investime të realizuara prej 500 milionë euro të mbështetura me 100 milionë euro, diku rreth 20 për qind”, tha Bytyqi.

Siç qëndron në kumteësn nga Shërbimi qeveritar për shtyp, ai shtoi se besimit Qeveria do t’i përgjigjet me ndryshimin e Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve për pagesë të garantuar 100% për secilën kompani, në mënyrë që pagesa e mbështetjes të mos varet nga vullneti i askujt.

Pronari i kompanisë, Nazmi Ejupi, shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën financiare, e cila tha se i bën ato më konkurruese në tregjet evropiane, sepse përveç rajonit, kompania tani me sukses eksporton edhe në Suedi, Austri dhe Greqi, me plane për t’u zgjeruar edhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments