12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiBytyqi: Kemi një sistem për zhvillimin dhe mbështetjen e komunitetit startap

Bytyqi: Kemi një sistem për zhvillimin dhe mbështetjen e komunitetit startap

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, përmes një video mesazhi mbajti fjalim në panelin diskutimit të Biznes Akseleratorit UKIM, “Mbështetje e vazhdueshme e inovacioneve në botën e ndryshimeve”.

Në ngjarjen ku u diskutuan të arriturat e Akseleratorit UKIM në katër vitet e fundit dhe u prezantuan investimet e fundit, zëvendëskryeministri u shpreh i kënaquri me faktin se Qeveria ka krijuar një hapësirë dhe sistem që mundëson zhvillim dhe mbështetje për rritjen e komunitetit startap.

“Inkubatorët dhe akseleratorët janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për bizneset e reja dhe deri më tani mendoj se kemi bërë shumë, por njëherit jam i vetëdijshëm se për ju nuk mjafton dhe se duhet më shumë. Sepse ju jeni motori i epokës së re, turbinat e ekonomive moderne. Kjo është arsyeja pse prej vitesh ne kemi ndërtuar me durim sistemin eko që do t’ju japë një shans. Për mua ajo është më e rëndësishmja”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri shtoi se beson shumë në inkurajimin e startap-eve dhe kompanive të reja inovative dhe tha se do të na fusin në industrializimin e katërt.

“Me ju mund të zgjidhim një numër të madh problemesh sociale dhe shoqërore, të përdorim burimet në mënyrë optimale dhe të digjitalizojmë kompanitë dhe institucionet tona dhe së bashku me ju të punojmë për një përfshirje dhe diversifikim më të madh, me qëllimin e vetëm që të kemi një zhvillim më të mirë ekonomik dhe social”, zëvendëskryeministri Bytyqi tha në fjalimin e tij dhe përgëzoi për punën e Akseleratorit UKIM, për 3 investimet e reja, me të cilat portofoli ka gjithsej 10 startapë.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Fatmir Bytyqi, përgëzoi për bizneset e rinj të inkubatorëve dhe akseleratorëve që kanë marrë një investim nga Qeveria mbi 500 mijë euro dhe një milionë euro nga burime të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments