Policia ka ndaluar B.T.(48) nga fshati Negotinë i rrethinës së Gostivarit, i cili është sjellë në mënyrë agresive në një objekt të komunës së Vrapçishtit, në të cilin ishte vendosur Drejtoria e Urbanizmit.Sipas kallëzimit, ai ka mbyllur punonjësit në një dhomë dhe ka dëmtuar inventarin dhe pajisjet në zyrat e tjera të objektit. Menjëherë më pas, me urdhër të gjykatës, në banesën e tij u krye kontrolli, ku iu gjetën dy pushkë gjuetie dhe një pistoletë, për të cilat posedonte lejet përkatëse.
B.T është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet raport përkatës.