Njëzet e njëvjeçari i dënuar në Institucionin ndëshkues – përmirësues Burgu Shtip dje ndërroi jetë, informon MPB
Rasti u paraqit dje, në orën 11:31, në SPB Shtip nga Spitali klinik në Shtip. Sipas paraqitjes, nga burgu në spital ishte dërguar E.A.(21) nga Shtipi, i cili kishte shenja helmimi. Personi pas një kohe të shkurtë ndërroi jetë.
Mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit u dha për obduksion.