4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBurgu i Idrizovës prononcohet për vdekjen e Rexhail Qerimit, ja çfarë thonë

Burgu i Idrizovës prononcohet për vdekjen e Rexhail Qerimit, ja çfarë thonë

Për vdekjen e Rexhail Qerimit, ekskluzivisht për Alsat është prononcuar edhe burgu i Idrizovës, nga ku theksojnë se tanimë të ndjerit fillimisht i është ofruar ndihma mjekësore në ambulancën e këtij institucioni ndëshkues dhe më pas është nisur drejtë Klinikës “Nënë Tereza”, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë. .

“Më datë 27.01.2022 nga ana e kyreshefit të Institucionit u informova për vdekjen e te burgosurit Rexhail Qerimi. Vdekjen e të burgosurit e konstatoi dr. Frosina Mladenovska nga ndihma e shpejt në orën 00:10 h.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 26.01.2022, rreth orës 23:40 h, pasi një grup ma i madh i të burgosurve nga krahu i 9 në njësinë e mbyllur të institucionit kërkuan ndihmë nga polici i burgut për shkak se të burgosurit Rexhail Qerimi i është keqësuar gjendja shëndetësore në momentin që ka qenë duke bere dush.

Personit të dënuar menjëherë i është ofruar ndihme nga ambulanca e institucionit. Nga ana e komanduesit kujdestarë menjëherë është thirrur ndihma e shpejt, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë i burgosuri menjëherë është dërguar me veturë zyrtare ne spitalin “NËNË TEREZA” në Shkup, dhe diku nga lagja “Goce Delçev” janë takuar me personelin mjekësor të ndihmës së shpejtë me te cilin I është ofruar ndihma shëndetësore por pa sukses. Kështu që nga ana e mjekut të Ndihmës se shpejt në ora 00:10 është konstatuar vdekjen e të burgosurit Rexhail Qerimi”, thuhet në letrën e dërguar burgu i Idrizovës.

Sipas udhëheqësisë së burgut për rastin menjëherë është njoftuar Prokurori Publik Kompetent.
“Nga hetimi i dokumentacionit mjekësor dhe evidentimit të shërbimit shëndetësor pran SHNP – Idrizovë, i ndjeri Rexhail Qerimi në periudhën e vuajtjes së dënimit me burg, në mënyre kronologjike nga pranimi i tij deri në kontrollin e fundit mjekësorë, nuk ka pasur sëmundje kronike. Çdoherë që ka kërkuar ndihmë mjekësorë e njëjta i është ofruar nga mjeku I institucionit dhe specialistët e spitalit shtetëror”, thuhet në letër

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments