Revolta i ka ardhur tek dera e shtëpisë presidentit amerikan Donald Trump. Qindra manifestues të dhunshëm sulmuan forcat e sigurisë dhe ndërtesat përgjatë bulevardeve që shtrihen përqark Shtëpisë së Bardhë duke djegur disa prej tyre.
Disa media amerikane shkruajnë se prej natës së të premtes, agjentët e shërbimeve sekrete e evakuuan Trumpin, familjarët e tij dhe disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në një bunker sekret për ta siguruar për çdo të papritur.
Dhomat sekrete, ku u fsheh Trump?
Shtëpia e Bardhë është një nga shtëpitë më të famshme në botë, me 132 dhoma, 35 tualete dhe 412 dyer të shpërndara në të 6 katet e saj.Gazeta SHQIP
Por, rezidenca zyrtare e Donald Trump ka edhe një sërë dhomash sekrete, ku përfshihen një dhomë boulingu, një “dyqan çokollatash” dhe një bunker i madh për raste katastrofash. Bunkeri u ndërtua në 1940 dhe nga aty janë publikuar pamje gjatë sulmeve të 11 shtatorit. Shihni fotot.



