9.2 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaBundesbank doli në minus vitin e kaluar – hera e parë që...

Bundesbank doli në minus vitin e kaluar – hera e parë që nga viti 1979

Bankë Qendrore e Gjermanisë ka raportuar se me humbje ka përfunduar vitin 2024, për herë të parë që nga viti 1979, për shkak të shterimit të rezervave për të mbuluar humbjet që rrjedhin nga disekuilibri i të ardhurave dhe shpenzimeve nga normat e interesit.

Bundesbank ka regjistruar një humbje prej rreth 19,2 miliardë eurosh në vitin 2024. Humbja mund të përsëritet edhe këtë vit, megjithëse më e vogël, kanë paralajmëruar ata.

“Pikë kulminante e ngarkesave vjetore ka kaluar ndoshta”, tha presidenti i Bundesbank, Joachim Nagel, gjatë prezantimit të rezultateve të biznesit në Frankfurt, shkruan ft.

Bankë Qendrore kishte punuar me humbje edhe në vitin 2023, prej gati 21,6 miliardë euro, por ajo e kishte mbuluar atë me rezervat dhe rezervat që tani janë pothuajse shteruar. Kur hyri në vitin 2024, Bundesbank kishte vetëm 700 milionë euro në rezerva për të mbuluar humbjet.

Nagel kishte paralajmëruar një vit më parë se ata prisnin “ngarkesa financiare të konsiderueshme” edhe në vitin 2024, të cilat “ndoshta do të kalojnë rezervat e mbetura.”

Shpenzimet e interesit të Bundesbank ishin më të larta se të ardhurat nga interesat me 13 miliardë euro në vitin 2024. Në vitin 2023 ato ishin më të larta me 13,9 miliardë euro. Bankat qendrore për vite me radhë, si pjesë e politikës monetare të përbashkët të zonës së euros, kishin blerë tituj afatgjatë, si obligacione shtetërore dhe korporative. Këto tituj sjellin të ardhura më të ulëta nga interesat, ndryshe nga depozitat e bankave komerciale, të cilat bankat qendrore i trajtojnë me interesa më të lartë.

“Kjo ka krijuar një rrezik të konsiderueshëm nga normat e interesit”, theksuan në Bundesbank.

Një pikë e ndritshme për Bundesbank ishin rezervat në ar dhe valuta të huaja, të cilat në fund të vitit u vlerësuan në rreth 267 miliardë euro, duke u rritur me pothuajse 36 përqind krahasuar me fundin e vitit 2023

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments