14.3 C
Tetovo
E martë, 20 Maj, 2025
BallinaLajmeBullgaria nuk pranon ndryshime kushtetuese me afat të prolonguar

Bullgaria nuk pranon ndryshime kushtetuese me afat të prolonguar

Bullgaria nuk pranon ndryshime kushtetuese me afat të prolonguar dhe ndryshime të kushteve. Pala bullgare këtë qëndrim e ka konfirmuar edhe gjatë vizitës së presidentit të Këshillit të BE-së në Shkup. Por pavarësisht kësaj, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova beson se është e mundur një zgjidhje për veton bullgar. Sipas saj fakti që vende evropiane ofrohen si ndërmjetës në negociatat me Bullgarinë, është një shenjë se bisedimet ende nuk kanë përfunduar.“Ndonjëherë ekzistojnë rrugë për bisedime që ndoshta kur i dëgjoni vetëm bisedat nuk mund t’i parashikoni. Unë, natyrisht, me ndihmën e z. Koshta do të bisedoj së bashku me z.Radev. Siç dëgjoni edhe Austria ofrohet për ndërmjetësim në bisedime. Nuk ofrohen anëtarë të BE-së për bisedime dhe ndërmjetësim tjetër nëse çështja është përfunduar”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, presidente.

Detyrimi për ndryshime kushtetuese me të cilat bullgarët do të jenë pjesë e kushtetutës rrjedh nga korniza negociuese, ndërsa pikërisht ky kusht që ishte i pranueshëm për qeverinë e mëparshme është në kundërshtim me qëndrimet e pushtetit aktual, por edhe të presidentes. Davkova thotë se kritikat janë drejtuar ndaj protokollit që përfshin kushtet dhe jo ndaj asaj se kush e ka nënshkruar kornizën.

“Nuk kam thënë aspak se konkluzionet, respektivisht korniza, e ka nënshkruar ish-ministri Bujar Osmani, kjo është gjë tjetër, nuk është akti ynë, kjo dihet, është Këshilli, por kam thënë se ai ka nënshkruar protokollin. Protokollin e parë e ka nënshkruar z. Dimitrov, protokollin e dytë po ashtu ai, dhe shihni se në protokolle janë marrë përsipër detyrime”, u shpreh Gordana Siljanovska-Davkova, presidente.

Bisedimet me Bullgarinë vazhdojnë të jenë në status quo, pasi fqinj lindor mbetet në qëndrim që së pari të bëhen ndryshime kushtetuese, dhe pastaj vendi të marrë dritën jeshile për negociatat me BE-në. Në takimin me kryeministrin Mickoski pak ditë më parë, Koshta përcolli porosinë se për Maqedoninë e Veriut nuk ekziston plan B dhe se duhet të përmbushen detyrimet. Mickoski nga ana tjetër tha se atë që e pranoi qeveria e mëparshme, ai kurrë nuk do ta pranojë, por se do të vazhdojë luftën për të gjetur një zgjidhje nga procesi në të cilin gjendet tani shteti. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments