Komisioni Evropian ka raportuar se Bullgaria ende nuk i plotëson dy nga kushtet për anëtarësim në eurozonë. Vendi nuk i përmbush treguesit e stabilitetit të çmimeve dhe legjislacionit në përputhje të plotë me rregullat e BE-së.
Komisioni sqaron se inflacioni i çmimeve të konsumit në Bullgari është i pabarabartë. Shtohet se të dhënat e fundit për Bullgarinë tregojnë inflacion të lartë të shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë. Raporti i radhës pritet të shfaqë një ndryshim pozitiv vitin e ardhshëm, pasi presionet inflacioniste konsiderohen të përkohshme dhe pritet të bien ndjeshëm. Për këtë arsye, nuk ka pritje për vonesë të mëtejshme të Bullgarisë në rrugën drejt futjes së euros, shkruan “Trud.bg”.
KE vëren se anëtarësimi në eurozonë është pjesë e angazhimeve të marra nga vendet e BE-së për t’u bashkuar me Komunitetin (me përjashtim të Danimarkës).Raporti thotë se Suedia, Rumania, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke gjithashtu nuk kanë të drejtë të bashkohen me eurozonën.