7.1 C
Tetovo
E premte, 13 Shkurt, 2026
BallinaLajmeBullgaria e ratifikoi Marrëveshjen për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin...

Bullgaria e ratifikoi Marrëveshjen për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8

 Bullgaria e ratifikoi Marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8, njoftoi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski në faqen e tij të Fejsbukut.

“Sot, Kuvendi Popullor i Republikës së Bullgarisë ratifikoi Marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8. Kjo Marrëveshje në dhjetor u ratifikua edhe në Kuvendin e Maqedonisë. Me këtë janë përmbushur të gjitha kushtet për përfundimin e lidhjes hekurudhore mes Shkupit dhe Sofjes, si dhe Burgasit. Jam krenar që kjo Marrëveshje të cilën e kemi nënshkruar më 6 nëntor me zëvendëskryeministrin e Bullgarisë, Grozdan Karaxhov do të thotë lidhje më të afërta ekonomike mes dy vendeve dhe dy popujve, por tregon edhe vetëdije të fortë të Maqedonisë në realizimin e Korridorit 8 i cili është një korridor sigurie jashtëzakonisht i rëndësishëm me interes të lartë për NATO-n dhe partnerët tanë strategjikë”, ka shkruar Nikolloski. 

Ai theksoi se paralelisht po punohet në zhvillimin edhe të Korridorit 10. 

Maqedoninë e Veriut po e bëjmë një udhëkryq të vërtetë në Ballkan për të mirën e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Ne vazhdojmë të punojmë”, theksoi Nikolloski. 

Gjatësia e projektuar e tunelit është rreth 2,4 kilometra, 1.189,30 metra në territorin e Maqedonisë, ndrsa 1.193,70 metra në atë bullgare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments