10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBulevardi “Bllagoja Toska” rrezikon jetën e qytetarëve!SPB propozon semaforë ose rrethrrotullim.

Bulevardi “Bllagoja Toska” rrezikon jetën e qytetarëve!SPB propozon semaforë ose rrethrrotullim.

ulevardi “Bllagoja Toska” në Tetovë edhe pse ka filluar të lehtësojnë komunikacionin poashtu është edhe i rrezikshëm. Dita ditës sa vijnë e shtohen aksidentet për shkak të vozitësve të papërgjegjshëm që nuk i respektojnë shenjat e komunikacionit dhe nuk e përshtatin shpejtësinë. Kjo rrugë e gjatë dhe e gjerë por edhe pa pengesa si dhe me asfalt të ri, është shndërruar në pistë për vozitje të shpejtë. Jo të rralla janë edhe aksidentet të cilat thuajse po përfundojnë me fatalitet. Banorët e kësaj zone dhe qytetarët bëjnë apel tek organet kompetente që të marrin masa konkrete, vendosjen e policëve të shtrirë si dhe vendosjen e patrullave policore me qëllim që të parandalojnë ndonjë rast me fatalitet. Përveç shpejtësisë së madhe me të cilën lëvizin makinat në këtë bulevard, problem tjetër paraqitet në kryqëzimin e bulevardit “Bllagoja Toska”, me rrugën 29 nëntori, gjegjësisht, me rrugën e spitalit.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës thonë se në këtë udhëkryq ka pasur një numër të madh aksidentesh që nga lëshimi i kësaj rruge. Nga SPB Tetovë, propozojnë që në këtë vend të vendosen semaforë ose rrethrrotullim, me qëllim që të parandalohen aksidentet.

”Me lëshimin e pjesës tjetër të bulevardit, automatikisht u ndryshua regjimi i trafikut, kështu që u vazhdua përparësia e kalimit për bulevardin ‘Bllagoja Toska’ kurse automjetet të cilët lëvizin në rrugën 29 nëntori, duhet të japin përparësi kalimi. Mungesa e semaforëve, apo një rrethrrotullimi i cili do të kishte kryer punën më të madhe në këtë udhëkryq, e bëri të veten. Në atë udhëkryq, deri më tani kemi regjistruar 6 aksidente trafiku, prej të cilave 3 kanë qenë me dëme materiale kurse 3 me shtatë persona të lënduar, për fat të mirë me lëndime të lehta trupore. Gjithashtu ka pasur edhe aksidente tjera që kanë përfunduar me marrëveshje evropiane”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Vendosja e një rrethrrotullimi apo e semaforëve, po shqyrtohet edhe nga Komuna e Tetovës.

“Aty ne e dimë se cila rrugë është me përparësi kalimi dhe cila rrugë është dytësore. Por normalisht qytetarët janë mësuar nga e kaluara kur bulevardi nuk ka qenë ende i hapur. Tani si pasojë e asaj ndodhin edhe aksidente të ndryshme. Pavarësisht kësaj, ne si komunë po shqyrtojmë se a duhet aty të ketë rrethrrotullim apo të vendosim semaforë edhe tek fillimi i bulevardit të ri por edhe te shkolla e mesme tekstile”, tha Albi Qamili zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Përveç bulevardit “Bllagoja Toska”, si rrugë e pasigurt për kalimtarët dhe pjesëmarrësit në trafik, është edhe rruga industriale tek e cila jo rrallë herë, ka pasur edhe aksidente fatale. /koha/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments