Prioritet i institucioneve të udhëhequra nga LSDM gjatë krizës globale ekonomike dhe energjetike është mbrojtja e standardit të qytetarëve dhe likuiditetit të ekonomisë.
Paketa kundër krizës prej 26 masash me vlerë 400 milionë euro tashmë po jep rezultate.
Nga sot është hequr tërësisht TVSH-ja për ushqimet bazë. Kjo do të thotë se nga sot në të gjitha tregjet që shesin bukë, miell tip-400, qumësht me yndyrë 2%, 3.2 dhe 3.5% yndyrë, sheqer të bardhë, vaj luledielli, mish dhe produkte të tjera thertoreje, oriz të bardhë dhe vezë. lëshojnë fatura fiskale për këto produkte me TVSH prej 0%.
Çmimet e produkteve bazë mbeten të qëndrueshme.
Me masa në kohë, ne mbrojmë qytetarët tanë nga tronditja e çmimit të ushqimeve bazë.
LSDM vazhdon të zbatojë masa dhe politika që mbrojnë standardin e qytetarisë dhe sigurojnë stabilitet ekonomik.
Qendra për Marrëdhënie me Publikun e LSDM-së