6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujqit e Pollogut përballen me situatë shqetësuese/ Kulturat e tyre janë dëmtuar,...

Bujqit e Pollogut përballen me situatë shqetësuese/ Kulturat e tyre janë dëmtuar, kërkojnë përkrahje nga qeveria

Shiu i vazhdueshëm për 45 ditë rresht në Pollog ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore, veçanërisht te patatet dhe domatet. Pavarësisht përpjekjeve të bujqve për t’i mbjellë këto bime në disa herë, rezultati ka qenë zero. Asnjë nga këto kultura bujqësore nuk ka prodhuar fruta të tyre, ndërsa reshjet kanë dëmtuar edhe pemët si qershitë dhe kumbullat. Bujqit tani shprehin shqetësimin se këtë sezon nuk kanë pasur asnjë produkt në Pollog, dhe kjo do të ketë ndikim negativ në rritjen e çmimeve të këtyre produkteve dhe disponueshmërinë e tyre në treg.

Lagështia e madhe sivjet dhe sëmundjet na mbyten. I mbjellim patatet, na dogji, na mbyti sëmundja, kemi hedh ilaçe dhe nuk ka ndihmë dhe ne ta çfarë të bëjmë. Mirë se erdhët edhe shumë mirë e keni bërë ta shihini konkretisht dëmet e patateve dhe këta patate që janë djegë unë nuk kamë asnjë fitim dhe unë mendoj këta t’i lëvroj ama nuk kam çka të mbjell se tash është mesi verës.”- thotë Abedin Adili – Bujk.

Nëse shteti nuk intervenon për të ndihmuar bujqit, ata nuk do të kenë burime financiare për të mbjellë vitin e ardhshëm. Për shkak të dëmtimeve të këtij viti, ata kanë investuar shumë herë dhe në fund nuk kanë fituar asgjë, duke humbur edhe paratë e investuara. Bujqit tregojnë se deri tani asnjë institucion nuk është përfshirë aktivisht në ndihmën e tyre dhe askush nuk është angazhuar për t’u marrë me situatën e tyre.

Unë kërkoj që këta  dëme të paguhen patjetër sepse  në mot nuk kemi çka të mbjellim. Ose patatet ose misrin, kungujt, specat , domate e ku ta dijë unë çka. Kjo qeveri nuk ka interes për ne. Nëse nuk paguajnë ne në mot nuk mbjellim pasi që kullota do rritet dhe do flliqet vendi. Ti kushedi çfarë ilaçi të hedhësh këtë kullos nuk e mbyt pasi që i ka rrënjët i karotë. Në anën tjetër qeveria nuk ka interes. Edhe të mos më vijnë, ju që keni ardhur jam shumë i kënaqur të shihni vendin. Ata mos më vijnë se do i përzë.”- shton ai.

Numri i bujqve në rajonin e Pollogut është ulur dukshëm, duke u përballur me probleme të shumta. Një problem kryesor është mungesa e një sistemi të funksional ujitjeje. Çmimet e larta të farës së mbjelljes gjithashtu kontribuojnë në sfidat që hasin bujqit. Mungesa e përkrahjes së qeverisë dhe problemeve me sistemin e ujitjes kanë bërë që shumë familje të braktisin tokat e tyre dhe të emigrojnë jashtë vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments