Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave, duke e quajtur këtë moment historik për Kosovën.
“Urime Kosovës për arritjen e liberalizimit të vizave me hapjen e mundësive të reja për udhëtime dhe bashkëpunim të zgjeruar, duke promovuar lidhje më të mëdha. Një moment historik i rëndësishëm për përparimin dhe prosperitetin e Kosovës, njerëzve të saj dhe për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Osmani në X.
Qytetarët e Kosovës prej 1 janarit 2024 mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore
Qytetarët e Kosovës kanë mirëpritur vitin 2024 duke fituar të drejtën për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen. Në vitin 2012, institucionet e Bashkimit Evropian (BE) e ngarkuan Kosovën që të përmbushë 95 kritere për të pasur të drejtën e udhëtimit pa viza.
Procesi u bllokua shumë herë për shkak të dështimit të Kosovës për të përmbushur disa kritere dhe mungesa e vullnetit të palës së BE-së për këtë çështje duke shtuar kritere të reja.
Congratulations to #Kosovo on achieving visa liberalization w/🇪🇺Opening up new opportunities for enhanced travel & cooperation, promoting greater connectivity. Important milestone for the progress & prosperity of 🇽🇰, its people & for the #EU integration of #WB6@gervallaschwarz
— Bujar Osmani (@Bujar_O) January 2, 2024