2.8 C
Tetovo
E martë, 21 Janar, 2025
BallinaLajmeBujar Osmani ta lexoje edhe :Deklaratë e Shpëtim Pollozhanit 26.04.2012 - Të...

Bujar Osmani ta lexoje edhe :Deklaratë e Shpëtim Pollozhanit 26.04.2012 – Të persekutuarit kërkojnë zhdëmtim jo rehabilitim!

Për idetë e tij patriotike dhe përparimtare që ishin më ndryshe nga ato të regjimit  komunist të Jugosllavisë dhe Maqedonisë strugani Shpëtim Pollozhani e pësoi keq dhe pasojat i ndjen edhe sot.

Mos pajtimet e tij me regjimin, të thëna publikisht i kushtuan atij me largim nga puna dhe në fund edhe u burgos. Kaloi 13 vite në burg për pjesëmarrje në veprimtari armiqësore, menjëherë pas protestave të njohura të vitit 1981 deri pas më shumë se një vit nga shembja e sistemit fatkeq. Por, as atëherë dhe as tani nuk ndjehet fajtor për veprimtarinë e tij.

Për atë se mazhoranca është duke përgatitur ligj për rehabilitim të tyre në kuadër të ndryshimeve të ligjit për lustrim, ka dëgjuar prej mediave. Që nga viti 2007 u kemi dërguar propozim ligjin tonë të gjitha partive politike, por asnjëra nuk ka dalë në ndihmë, thotë Pollozhani.
 ‘Më së shumti prekem nga termi rehabilitim. Kjo i bie se neve kemi bërë faj dhe tani ai na falet dhe ne duhet të rehabilitohemi.  Kjo është e padrejtë, ajo që kërkojmë ne është që së pari të shpallen të pavlefshme të gjitha vendimet nga sistemi  komunist, të cilat de facto janë akoma në fuqi, dhe pastaj ne të kemi të drejtë për zhdëmtim’, thotë Pollozhani.

Juridikisht termi rehabilitim është shumë i gjërë, dhe ai mund ndoshta të na ‘shfajësojë’ por nuk na jep të drejtën për zhdëmtim, për jetërat e humbura, për vitet e humbura në burg, për maltretimet nga familjeve, thotë Pollozhani.

‘Partitë politike ikin nga ne si nga djalli, nuk e di pse asnjëherë nuk na konsultojnë. Neve kemi bërë iniciativa dhe propozime disa herë, ndërsa tani del se propozues janëdeputetët e BDI-së’ shprehet i revoltuar Pollozhani.

Sipas regjistrit të Shoqatës së ish të përndjekurve politik  shqiptar të dëmtuar në përgjithësi ka 24 mijë. Statusin i burgosur dhe i persekutuar politik shqiptar, e kanë të gjithë ata persona që në mënyra të ndryshme janë dëmtuar nga ish pushteti i RSF Jugosllavisë dhe Republika Socialiste e Maqedonisë nga gushti i vitit 1944 deri 1991.

Në kategorinë të burgosur dhe të persekutuar politik hyjnë, persona të ekzekutuar dhe të dënuar pa gjyq  dhe me gjyq nga aradhat partizane, të dënuar dhe të persekutuar nga gjyqet popullore, sikurse që ishin dënimet publike për ata njerëz që refuzonin kolektivizimin e pasurive të tyre, persona të dënuar nga gjyqe ushtarake, të internuar,  persona të shpërngulur në shtete të ndryshme të botës, anëtarë të grupeve dhe grupacioneve, të dënuar dhe të persekutuar për veprimtari për rrënim të ish sistemit komunist të RSF Jugosllavisë,  të persekuruar për të ashtuquajturit procese kundër Informbyrosë por me baza të nacionalizmit shqiptar dhe për rrënim të rendit kushtetues të RSFJ  etj.

Janë përjashtuar nga shkollat e mesme edhe nxënës, ndërsa studentët janë dënuar edhe me burg, shprehet Pollozhani.

‘Për të gjithë këta neve kërkojmë të drejtën e dëmshpërblimit, të padisim shtetin ashtu siç e paditi familja e Metodija Andonov Çento, e cila edhe pa ligj u zhdëmtua. Unë dyshoj se maqedonasit nuk e kanë miratuar dhe se miratojnë ligjin në këtë formë për shkak të neve shqiptarëve, për të mos na zhdëmtuar’, thotë Pollozhani.

Gjithsej persona që forma të ndryshme  janë dëmtuar janë 24 mijë shqiptar dhe afro 30 mijë maqedonas.

Aktualisht mazhoranca është në përpilim e sipër të ndryshimeve të ligjit për lustrim. Kohë më parë Gjykata Kushtetuese abrogoi disa nene që kërkonin lustrim për partitë politike, gazetarët, përfaqësuesit e klerit etj. Lustrimi ka ndezur një debat të ashpër mes partive, ndërsa BDI për dallim nga VMRO-DPMNE kërkon që përveç dënimit të sistemit politik, të dëmtuarit edhe të reahbilitohen, çështje që ka mbetur të diskutohet mes partnerëve të koalicionit. 
Kundër tij janë shprehur partitë opozitare LSDM dhe PDSH që vlerësojnë se ligji është vetëm legalizim i revanshizmit politik.

Propozim i ri sipas ekspertëve në vete përmban shumë ngjashmëri me atë të kaluarin, nuk përfshin agjentët të cilët kanë mbledhur informata si dhe nuk marr parasysh rehabilitimin e viktimave.  

Kundër tij është shprehur edhe Organizata Instituti Shoqëri e Hapur Maqedoni  që lufton për të drejtat e njeriut .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments