Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në një dalje për media ka folur edhe për shumicën në Kuvend. Osmani siguroi se shumicë ka, duke shtuar se pret që kjo shumicë të rritet edhe më shumë, transmeton TV21.
“Shumicë ka, atë mund ta konfirmoj, presim me këto bisedime që kjo shumicë të rritet dhe të jetë e qëndrueshme që të mund në muajt dhe vitet e ardhshme të vazhdojmë me këto aktivitete serioze të Qeverisë”, tha Osmani.