12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani reagon ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së

Bujar Osmani reagon ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së

Bujar Osmani ka reaguar në lidhje me akuzat e OBRM-PDUKM-së duke theksuar se kjo parti përmes përdorimit të gënjeshtrave dhe fakteve tërësisht të imagjinuara krijon tensione dhe ndarje etnike në shoqëri.

“Në shenjë respekti për bashkëqytetarët tanë, të cilët në këto ditë presin që të kenë paqe dhe qetësi për t’i shënuar me dinjitet festat e Pashkëve, MPJ-ja u përmbajt nga komentimi i sjelljeve të pahijshme të OBRM-PDUKM-së. Megjithatë, në interes të së vërtetës, na lejoni t’i demantojmë plotësisht informacionet për zbatimin e papërshtatshëm të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve gjatë takimeve dhe/ose konferencës për media me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës, José Manuel Albarez Bueno”, shkruan Osmani në Facebook.

Ai shprehet se zbatimi i Ligjit për Gjuhët në të gjitha ngjarjet e organizuara nga Ministria e Punëve të Jashtme, të cilat, meqë ra fjala, janë të shpeshta, publike dhe të shumta, zbatohet gjithmonë si duhet dhe se në çdo ngjarje, Ministri i drejtohet publikut vendas në dy gjuhët zyrtare të përcaktuara me Kushtetutë dhe Ligjin për Gjuhë.Rikujtojmë se përdorimi i gjuhëve zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një çështje e rregulluar me ligj, ku është përcaktuar saktësisht përdorimi i gjuhëve zyrtare të vendit dhe duhet të zbatohet në përputhje me rrethanat, pa qenë subjekt i kalkulimeve politike. Duke pasur parasysh se ngjarjet dhe konferencat për media janë çështje publike, i bëjmë thirrje OBRM-PDUKM-së që t’i mbështesë pretendimet me ndonjë provë, regjistrim apo incizim; në të kundërt të tregojnë respekt për vlerat që përfaqësojnë dhe të kërkojnë falje publike për krijimin e panevojshëm të konfuzionit në opinion mbi baza etnike”, shkruan në fund Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments