Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në ClickPlus në TV21 tha se MPJ-ja ka ftuar ambasadorin rus në RMV për t’i shprehur protestë për komunikimin e tyre.
“Mund të them atë qe ja kemi thënë ambasadorit. Kjo formë e komunikimit me opinionin tonë interpretohet këtu si kërcënim është formë e palejuar e komunikimit dhe qytetarët tanë nuk janë rusofob, por janë kundër agresionit të shtetit rus mbi një shtet sovran”, tha mes tjerash Osmani.
Osmani tha se kjo nuk paraqet bazë për shpallje të non grata deklarata e Ambasadës ruse se po “përcjell qytetarët dhe se po heton prani të rusofobisë”.
“Ju po thonë që nuk është shkelje kjo që po na vëzhgojnë të gjithëve Ambasada ruse? -Ne kemi reaguar sot. Nuk është shkelje e nivelit për të shpallur persona non grata një ambasador”, tha mes tjerash Osmani.