1.3 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeBujar Osmani prezantoi planin e deeskalimit në Kosovë

Bujar Osmani prezantoi planin e deeskalimit në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, prezantoi Planin për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, si dhe për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kohën kur Republika e Maqedonisë së Veriut është kryesuese e OSBE-së. Është një udhërrëfyes me nëntë pika. Plani, theksoi Osmani, iu është dorëzuar misioneve të OSBE-së në Prishtinë dhe Beograd, ndërsa sot në Shkup ka pasur takim me shefat e misioneve të OSBE-së në Kosovë dhe Serbi. Në periudhën e ardhshme pres të diskutoj për angazhimin e mundshëm të mëtejshëm të OSBE-së me Beogradin dhe Prishtinën, si dhe me të gjithë partnerët dhe aleatët tanë të tjerë, mbi të gjitha me BE-në, e cila lehtëson dialogun, por edhe me aleatët dhe NATO, të cilët përmes KFOR-it janë prezent në terren, tha Osmani.

 “Kosova duhet të tërheqë forcat speciale, Serbia të ulë gatishmërinë luftarake. Policise se Kosovës, së bashku me KFOR-in dhe EULEX-in, duhet t’i mundësohet që të kujdesen plotësisht për rendin dhe sigurinë e shtetit. Të anulohen protestat dhe të vihen në funksion funksionet dhe shërbimet bashkiake, për funksionimin normal të jetës shoqërore dhe njëkohësisht të lejohet aksesi i punonjësve të bashkive”- deklaroi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments