3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani për ndarjen e mundshme të Maqedonisë nga Shqipëria në rrugën...

Bujar Osmani për ndarjen e mundshme të Maqedonisë nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së: Duhet ta pyesni opozitën

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, konsideron se Franca është e paqartë në mbështetjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë në rrugën e tyre evropiane.

I pyetur nëse është e mundur të ndahemi në atë rrugë, pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili në Tiranë saktësoi se vendi i tij do të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit evropian, Osmani u përgjigj:

“Nëse do të ketë një ndarje, duhet t’i pyesni tashmë nga partia tonë opozitare. Topi është në fushën tonë dhe ndryshimet kushtetuese janë momenti që do të vendosë nëse do të ketë ndarje apo vazhdim të negociatave me BE-në, bashkë me Shqipërinë. Është çështje e opozitës tani për tani dhe për një kohë të shkurtër do të jetë për të gjithë ne”, tha Osmani.

“Mendoj se nuk duhet të nxjerrim ndonjë mesazh nga deklarata e Macron-it, sepse edhe ai ishte në një vizitë dypalëshe në Shqipëri dhe prandaj mesazhet kishin për qëllim Shqipërinë dhe jo për rajonin”, tha ministri.

Ai thekson se është optimist për ndryshimet kushtetuese.

“Jam optimist se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin dhe nuk do të ketë ndarje”, tha Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments