I pyetur nëse qeveria aktuale mund të vazhdojë të ekzistojë pa Bashkimin Demokratik për Integrim, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani u përgjigj prerë: “Jo, nuk mundet!”.
Kjo përgjigje e Osmanit demanton zërat se Kryeministri Zoran Zaev ka ndër mend të krijojë një koalicion të ri qeverisës, duke e përjashtuar BDI-në nga bashkëqeverisja.
Në lidhje me takimin Zaev-Ahmeti ku pritet të bisedojnë për rikonstruim të kabinetit, Osmani tha se pritet që sot të përcaktohet se kur do të zhvillohet ky takim.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani deklaroi se që sot do të dakordohet takim midis kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, rreth rikonstruimit të paralajmëruar.
Maqedonia e Veriut është e bindur se do të çele negociatat e anëtarësimit brenda vitit. Madje zëvendëskryeministri Bujar Osmani shprehet optimist se vendimi do te merret ne qershor.