8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: Një qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe një qeveri pa shqiptarë,...

Bujar Osmani: Një qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe një qeveri pa shqiptarë, është i njëjti koncept

“BDI mblidhet vazhdimisht, emocionet e popullit shqiptar tashmë janë ndezur dhe ne po mundohemi më shumë të menaxhojmë dhe kontrollojmë, sepse ka njerëz që tashmë e ndjejnë se vota e tyre ishte e pavlefshme”. Kështu e ka përshkruar situatën pas zgjedhjeve të 8 majit nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, pasi partia fituese VMRO-DPMNE ka nisur bisedimet për përbërjen e qeverisë së ardhshme me koalicionin VLEN.

Osmani thotë se Fronti Evropian përfaqëson vullnetin e shumicës së shqiptarëve dhe jo VLEN, koalicion që fitoi më pak vota.

“Cili është kriteri për përcaktimin e relevancës?” Kush e përcakton çfarë është pak e çfarë shumë, nëse jo pakica dhe shumica?”, pyet Osmani.

Ai përdori edhe një krahasim.

“Shikoni, mundet edhe qeveri pa shqiptarët, është njëjtë. Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe qeveri pa shqiptarë, është koncept i njëjtë, sepse ata janë shokë, nuk janë përfaqësues të shqiptarëve. Ata janë të preferuarit e mi. Unë ju them, Millosheviçi e bënte këtë në Kosovë. Rahman Morinën e bëri president të Kosovës, shqiptarët pyesnin kush është ky?”, tha Osmani në Kanal 5.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments