Nëse Qeveria vendos pas procesit të konsultimit që të miratojë paketën, atëherë unë mund të organizoj menjëherë një takim të komisionit ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë dhe të vazhdoj nënshkrimin e protokollit. Mendoj se do të përkonte në kohë me të njëjtën ditë kur Këshilli i BE-së do të miratojë kornizën negociuese dhe gjithë këtë proces.
Kjo është përgjigja e shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, në pyetjen e një gazetari, nëse ky propozim miratohet, kur do të nënshkruhet marrëveshja bilaterale.
Në konferencën e sotme për media, Osmani theksoi se protokolli është dakorduar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por, siç tha ai, duhet të miratohet nga Qeveria dhe Qeveria do ta shqyrtojë në kuadër të gjithë pakos.
– Paketa ka një komponent evropian dhe dypalësh. Komponenti bilateral është protokolli dhe nuk është më në pakon evropiane, por është bilateral me Republikën e Bullgarisë, por është pjesë e këtij procesi që Bullgaria të japë pëlqimin për pakon, tha Osmani.përcjell telegrami.mk