9 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBujar Osmani: Në korrik takim rajonal për luftë të përbashkët kundër korrupsionit...

Bujar Osmani: Në korrik takim rajonal për luftë të përbashkët kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi aktual i OSBE-së, Bujar Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njoftoi se ka inicuar nismën për luftë të përbashkët kundër korrupsionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Besoj se nisma do të ketë mbështetje të gjerë politike nga liderët e vendeve të këtij rajoni. Në korrik, në Shkup do të organizohet takimi i parë rajonal për luftën kundër korrupsionit, ku do të mblidhen ministrat nga Ballkani Perëndimor. OSBE-ja mbështet fuqishëm luftën kundër këtij problemi të madh. OSBE-ja përmes iniciativës do të mundësojë krijimin e politikave dhe praktikave të reja për rajonin dhe mbështetje në çdo hap të luftës kundër korrupsionit”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments