18.6 C
Tetovo
E diel, 15 Qershor, 2025
BallinaLajmeBujar Osmani: Moscaktimi i seancës për ambasadorët e rinj, keqpërdorim flagrant dhe...

Bujar Osmani: Moscaktimi i seancës për ambasadorët e rinj, keqpërdorim flagrant dhe i turpshëm i Rregullores së Komisionit për Punë të Jashtme

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e ka cilësuar skandaloze moscaktimit të seancës së Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvend për emërimin e ambasadorëve të rinj. Osmani njoftoi se i ka dërguar urgjencë formale kryetarit të këtij komisioni, Antonio Milloshovski në lidhje me këtë çështje.


“Prezantimi i kandidatëve për Ambasadorë para Kuvendit ka një rol të veçantë politik dhe shoqëror në të gjithë procesin e dërgimit të Ambasadorëve jashtë vendit. Është hapi i fundit i një procesi të gjatë në të cilin jo vetëm të zgjedhurit e qytetarëve, por edhe vetë qytetarët kanë mundësinë t’i shohin dhe t’i dëgjojnë drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre të ardhshëm jashtë vendit, jo vetëm se si i elaborojnë tezat, por edhe se si u përgjigjen pyetjeve të parashtruara. Shtyrja e këtij procesi, veçanërisht në mënyrë arbitrare, të panevojshme dhe pa arsyetim të denjë, paraqet një hendikep të thellë për politikën e jashtme dhe për realizimin e synimeve strategjike të vendit. Por njëherit, kjo shkakton sfida shtesë për vetë kandidatët: probleme për familjet e tyre- lidhur me zhvendosjen në kohë dhe akomodimin në vendin pranues si dhe arsimimin e fëmijëve, nga pamundësia për t’i regjistruar me kohë në shkollë; probleme në organizimin e punës së vetë përfaqësive diplomatike, të cilat po i presin Ambasadorët e rinj të marrin pozicionet e tyre”, shkruan mes tjerash Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments