-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani me ultimatum:Ja sa kohë ka VMRO për të vendosur rreth...

Bujar Osmani me ultimatum:Ja sa kohë ka VMRO për të vendosur rreth propozimit të BDI-së

Në Forumin e Prespës për Dialog që po zhvillohet në Strugë, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në një dalje para mediave foli rreth aktualitetit politik. I pyetur për propozimin e BDI-së drejt VMRO-DPMNE-së dhe për afatin se deri kur duhet opozita maqedonase të vendosë për këtë çështje, Osmani nuk e tregoi datën e saktë por shtoi se afati i funit do të jetë votimi i parë në Kuvend i propozimit të Komisionit për ndryshimet kushtetuese, përcjell KlanM.

“Deri në ditën kur në seancë plenar do të jetë votimi i parë, opsionet janë të hapura për të pasur marrëveshje me opozitën në aspekt të ndryshimeve kushtetuese, përfshirë këtu edhe planin trepikësh të cilin e prezantova dje. Shpresoj se në periudhën e ardhshme nga qeveria do të dërgohet në Kuvend drafti apo propozimi i Komisionit dhe këtu do të fillojnë të llogariten afatet… Pra, deri në votimin e parë. Deri në atë afat kemi mundësi për marrëveshje me opozitën”, theksoi Bujar Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments